Gruaja hapi vrima në prezervativin e partnerit që të mbetej shtatzënë, dënohet me 6 muaj burgim

- in Lajme

Një grua që hapi vrima në prezervativin e partnerit të saj për të mbetur shtatzënë, është dënuar me 6 muaj burgim nga një gjykatë gjermane.

39-vjeçarja u dënua për sulm seksual, pas incidentit me mikun e saj, 42-vjeç, me të cilin takohej herë pas here.

Vepra me të cilën akuzohet gruaja është kur një prezervativ hiqet pa pëlqim gjatë marrëdhënies seksuale, por zakonisht përfshin një burrë që e bën atë.

Dyshja thuhet se ishin në një lidhje rastësore dhe ishin takuar rregullisht që nga fillimi i vitit 2021.

Por, gjykata rajonale në Bielefeld tha se gruaja zhvilloi ndjenja më të thella për partnerin e saj, të cilat nuk ishin reciproke.

Megjithëse gruaja dështoi në përpjekjen e saj për të mbetur shtatzënë, u dëshmua se ajo i kishte dërguar partnerit mesazhe, duke thënë se ishte se i kishte bërë me vrima prezervativët.

Burri më pas u përgjigj duke ngritur padi penale kundër saj, dhe më vonë ajo pranoi se kishte tentuar të manipulonte partnerin e saj.

Fillimisht gruaja përballej me akuzat për përdhunim, por më vonë kjo u reduktua në sulm seksual, raporton Independent, transmeton Klankosova.tv.

Çështja gjermane vjen pasi Kalifornia u bë shteti i parë amerikan që e bëri shkelje të ligjit që dikush të heqë një prezervativ pa pëlqimin e partnerit tetorin e kaluar.