Deputetja e LDK-së e ofendon rëndë Albin Kurtin

- in Lajme
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas takimit në Berlin.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi e ka quajtur Kurtin mashtrues duke thënë se kryeministri i ka shkelur të gjitha parimet me të cilat ka ardhur në pushtet.
Ajo ka pyetur se ku e ka gjetur Kurti motivin për të buzëqeshur përballë Vuçiçit, i cili mohon masakrat në Kosovë.
Postimi i saj i plotë:
Kurti i shkeli të gjitha parimet me të cilat erdhi në pushtet. Shijoi darkën me Vuçiqin, në një tavolinë të përbashkët. Nuk e di ku mund ta ketë gjetur motivin për të buzëqeshur përballë udhëheqësit të shtetit gjenocidal, që mohon edhe masakrat në Kosovë?