Vjedhje e rëndë në një zyrë në Prishtinë, dëmi kap vlerën e 28 mijë eurove

- in Lajme

Një zyrë në rrugën “Sicilia” që gjendet në objektin e ‘Model Slovenia’ në Prishtinë, ka qenë cak i hajnave, dje në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali.

Pronari i zyrës e ka denoncuar në Polici rastin e vjedhjes së rëndë dhe ka deklaruar se pasi e kishte mbyllur zyrën për disa orë, kur është kthyer dera ka qenë e dëmtuar dhe kanë munguar kamerat dhe pajisjet e kamerave, që kapin vlerën e 28 mijë eurove.

Pas raportimit të rastit, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/