Gruaja dhe 7 vjeçari që vdiqën në aksident nuk ishin nënë e bir – dyshime se njëri shofer po pinte alkool teksa voziste

- in Lajme

Familjarët e tashmë të ndjerës Hana Aliu-Gucati u mblodhën për t’ia dhënë lamtumirën e fundit 37 vjeçares në varrezat e fshatit Morinë të Skenderajt.

Vdekja e saj e papritur në aksidentin fatal që ndodhi të hënën në Gllobar të Drenasit bënë që edhe dhimbja të jetë më e madhe.

Rruga që kishte marrë familja Gucati për të uruar familjarët për festën e Bajramit përfundoi tragjikisht.

E me pamje të tilla ishte përballur kunati i së ndjerës Qerim Gucati.

Gucati ka demantuar edhe lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës se dy viktimat ishin nënë e bir.

Në anën tjetër familja Mehaj, që humbën djalin e tyre 7 vjeçar A.M, ende nuk kanë hapur të pame.

Banorët që ishin prezent gjatë kohës së aksidentit i kanë bërë të ditur ekipit të T7 se i dëmtuari A.M ishte i dehur e madje gjatë vozitjes ky i fundit ishte duke konsumuar alkool.

Megjithatë axha i babait të viktimës, Musli Mehaj, ka treguar se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Me të pranuar informatën nga Shtëpia e Shëndetit në Drenas janë nisur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Por si ishte gjendja e viktimave në kohën kur mjekët arritën tregon doktori Arben Beka.

Banorët e kësaj rrethine kanë bërë të ditur se ambulanca e këtij institucioni shëndetësor është vonuar për 20 minuta.

Por si qëndron e vërteta sipas Bekës?

A.M 7 vjeç do të varroset të mërkurën në ora 14:00 në fshatin Prekaz derisa gjurmët e aksidentit ishin të pranishme edhe një ditë pas aksidentit.