Një person në Mitrovicë të veriut është arrestuar pasi që ka shkuar në vendin e punës të ish bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe një kolegë të saj mashkull kosovar, shkruan Gazeta Metro.
Rasti ka ndodhur me 2 maj, ku Policia ka thënë se të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si dhunë në familje. /gazetametro.net