Një 15-vjeçare nga fshati Lebanë i komunës së Prishtinës ka denoncuar në Polici babanë e saj për sulm fizik, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ajo ka deklaruar se është goditur me shuplakë në fytyrë nga babai i saj, pasi që ai kishte marrë vesh se vajza e tij është në lidhje dashurie me një person.
Sinjali mëson se gjatë intervistimit, e mitura ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person të moshës madhore.
Sipas burimeve, me urdhër të prokurorit 15-vjeçarja është dërguar në strehimore.
/GazetaSinjali/