Këtu mund të aplikoni për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

- in Lajme

Webfaqja në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës për të aplikuar punëtorët e sektorit privat për të përfituar nga 100 euro, në kuadër të pakos së fundit të Qeverisë është hapur më 21 prill.

Në këtë LINK mund të aplikoni.

Ministria e Financave ka njoftuar se aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 21 prill deri më 20 maj 2022.

Përmes kësaj mase të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria ofron mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që kualifikohen për përfitim dhe që marrin pagë primare deri në 1,000 euro, do të marrin shumën prej 100 euro.

/GazetaSinjali/