futbollisti kosovar e bënë “llom” të dashurën dhe e përzënë nga banesa

- in Sport

Një javë më parë në media qarkulloi lajmi se futbollisti Mergim Berisha është ndarë nga e dashura e tij.

Sulmuesi i Fenerbahçes, dyshohet se ka rrahur të dashurën e tij, Vesa Vllasaliu dhe i ka konfiskuar sendet në rezidencën ku jetonin së bashku në Ümraniye, shkruan mediumi turk “dha.com.tr“, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.

Vesa Vllasaliu përmes avokatit të saj ka bërë kallëzim kundër sulmuesit të Fenerbahçes, Mergim Berisha.

Në peticion thuhej se Vllasaliu dhe Berisha jetojnë së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe kishin planifikuar të martohen muajin e ardhshëm.

Në peticionin për denoncimin pretendohej se Berisha ka ushtruar dhunë ndaj Vllasaliut dhe e ka dëbuar nga banesa në Ümraniye, ku jetonin së bashku.

Gjithashtu aty thuhej se Berisha i ka konfiskuar rrobat Vllasaliut dhe nuk e ka lejuar as t’ia marrë sendet e saj. Në peticion thuhej edhe se Berisha kishte udhëzuar rojet e sigurisë së rezidencës që “të mos e linin Vllasaliun të hynte në aty”./Reporteri.net/