Një vozitës i një transportuesi veturash, ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion sot në magjistralen Prishtinë – Pejë, respektivisht në Gllarevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të redaksisë, ku shihet transportuesi duke bartur disa vetura të cilat ishin të ngarkuara në mënyrë jo të sigurt.
Në pamje shihet se si ky shofer lëvizë madje me një shpejtësi goxha të madhe.