Për disa ditë çdo vit, në një livadh në Mal të Zi, mund të shihet uji që buron nga trungu i një mani 100-vjeçar, shkruan BBC.
Fenomeni natyror në fshatin Dinosë është një pamje spektakolare dhe e pazakontë për ata që kanë fatin ta shohin atë.
Banorët thonë se çdo vit pasi të përfundojë dimri, trungu i manit kthehet në burim që rrjedh.
Sipas tyre, kjo gjë zgjatë vetëm një ose dy ditë.
Nuk ka ende ndonjë shpjegim se pse ndodh ky fenomen natyror.