Një i mitur me nënshtetësi serbe është arrestuar nga Policia e Kosovës të hënën nën dyshimin se kishte vjedhur një xhami në Gjilan tetë euro nga kutia e ndihmave.
Lajmin e ka bërë të ditur policia me anë të raportit 24-orësh, teksa njoftohet se i dyshuari e kishte pranuar se ka kryer vjedhje edhe nëpër kafiteri të tjera.
“Gjilan 02.05.2022 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shtetas i Serbisë për shkak se kishte vjedhur në një objekt fetar (xhami) rreth 8 € nga kutia e ndihmave. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje tjera të parave dhe telefonave kryesisht nëpër kafiteri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.