Kryeministri Albin Kurt, nuk ka ngurruar që të përdor festën e Bajramit të Madh dhe përvjetorin e masakrës në Studime, për të përfituar politikisht, ai tha se në momente si këto duhet të bëhemi bashkë, duke ju referuar kryetarit të PDK’së, Memli Krasniqi, i cili ishte po ashtu i pranishëm.
Por Kurti ndryshe nga kjo ditë nuk ngurron që t’i akuzoj partitë opozitare si e keqja e 20 viteve të kaluara, si dhe duke refuzuar bashkëpunimin në shumë fusha, shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimore për masakrën në Studime, ku 23 vjet më parë u vranë 116 civilë shqiptarë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kurti e përmendi edhe kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqi, që ishte prezent po ashtu. Ndërsa tha se në momente si kjo na duhet të bëhemi bashkë, “prandaj këtu jam edhe unë, është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi”.
Duke bërë thirrje për bashkim në momente të tilla, Kurti tha se prandaj aty ishin ai dhe kryetari i PDK-së, si dhe deputetë e asamlistë të të gjitha partive politike.
“Në momente si kjo na duhet të bëhemi bashkë, prandaj këtu jam edhe unë, është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, janë edhe deputetët e asamblistët e të gjitha partive politike dhe së bashku duke përkujtuar martirët e dëshmorët, të shtrëngojmë fort dhimbjen që ndjejmë e të zotohemi dhe angazhohemi që të bëjmë më të mirën për të ardhmen e vendit tonë, të fëmijëve tanë, të gjeneratave që do të vijnë”, tha Kurti.
Kjo deklaratë e Kurtit në këtë ditë, më shumë shpërfaqë populizem që jemi mësuar ta shohim nga ana e tij jo rrallëherë se një deklaratë të sinqertë nga ana e kryeministrit.
Kurti është lider që di të ofroj masat me deklarata të tilla. Ndryshe janë të njohura qëndrimet e tij sa i përket PDK’së dhe liderit të saj, i cili nuk ngurron shpesh herë të përdorë gjuhë përçarëse, duke iu referuar PDK’së si e keqja e 20 viteve të fundit.
Ndërsa njëjtë si Kurti edhe kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, theksuan mungesën e drejtësisë për viktimat./gazetametro.net