Qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin

- in Lajme

Dita e Punëtorëve, Memli Krasniqi me kritika: Qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës. Ai pati edhe disa kritika ndaj Qeverisë me rastin e 1 majit.

Krasniqi përmes një postimi, është shprehur se të gjithë punëtorët e Kosovës pa dallim, nga bujku që bukën e gojës e fiton me djersën e ballit e deri tek mësuesit, që për shumë vite arsimuan breza të rinjsh pa asnjë kompensim, sot meritojnë urimet më të mira.

Por, lideri i PDK-së shprehet se ky 1 Maj, i ka gjetur punëtorët e sektorit privat dhe ata të sektorit publik në një krizë me shumë sfida dhe ende pa ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës.

“Mosmiratimi i Ligjit të Pagave dhe rritja jodinjitoze e pagës minimale për të përballuar shtrenjtimet e mëdha të çmimeve, është tregues i qartë se qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin. Pandemia dhe rritja e çmimeve të të gjitha produkteve, sot e kanë bërë më të vështirë jetën e familjeve kosovare. Prandaj, miratimi i ligjeve bazike për punëtorët dhe të drejtat e tyre, është minimumi që qeveria e Kosovës duhet të bëjë, ndërsa rritja e pagave konform krizës së madhe, është detyrim institucional”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Të gjithë punëtorët e Kosovës pa dallim, nga bujku që bukën e gojës e fiton me djersën e ballit e deri tek mësuesit tanë që për shumë vite arsimuan breza të rinjsh pa asnjë kompensim, sot meritojnë urimet më të mira në Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Megjithatë, 1 Maji i këtij viti, i ka gjetur punëtorët e sektorit privat dhe ata të sektorit publik në një krizë me shumë sfida dhe ende pa ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës.

Mos miratimi i Ligjit të Pagave dhe rritja jodinjitoze e pagës minimale për të përballuar shtrenjtimet e mëdha të çmimeve, është tregues i qartë se qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin.

Pandemia dhe rritja e çmimeve të të gjitha produkteve, sot e kanë bërë më të vështirë jetën e familjeve kosovare.

Prandaj, miratimi i ligjeve bazike për punëtorët dhe të drejtat e tyre, është minimumi që qeveria e Kosovës duhet të bëjë, ndërsa rritja e pagave konform krizës së madhe, është detyrim institucional.