Momenti i terrorit në Ukrainë: Angelina Jolie dhe ekipi i saj largohen me shpejtësi pasi lëshohet alarmi për një sulm ajror

- in Lajme, Video

Ylli i filmit, Angelina Jolie, është dërguar me urgjencë në siguri mes frikës së një sulmi të menjëhershëm me raketë gjatë një vizite në qytetin perëndimor të Lviv në Ukrainë.

Jolie, 46 vjeçe, tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq një video e saj duke ecur me shpejtësi me një shoqërues ndërsa një sirenë e sulmit ajror u lëshua, shkruan DailyMail.

Ndërsa grupi u filmua duke u larguar drejt sigurisë, një anëtare femër nga ekipi i Joliet u kthye nga kamera dhe tha: ‘Të lutem, jo më shumë’.