​Hungari: Varianti britanik përkeqëson transmetimin e virusit

- in Rajoni dhe Bota

Ashtu si në shumë vende të tjera evropiane, varianti britanik ka përkeqësuar transmetimin e koronavirusit, deklaroi sot Cecilia Miller, kryeinspektore shëndetësore e Hungarisë.

Ndërkohë, Qeveria hungareze ka vendosur të prezantojë certifikata të imunitetit COVID-19 për personat e vaksinuar ose janë shëruar nga sëmundja, ka bërë të ditur kreu i kabinetit të kryeministrit hungarez, Djerdj Djulyash, raportoi agjencia e lajmeve MTI.

“Certifikata do t’u lëshohet njerëzve që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës me datën e shënuar të marrjes. Dokumenti nuk do të ketë një datë skadimi, pasi nuk ka mjaftueshëm për momentin informacion se sa zgjat imuniteti i një personi pas vaksinimit”, tha Djuljash.

Ai vuri në dukje se Hungaria pret dorëzimin e parë të vaksinës kineze Sinofarm javën e ardhshme dhe se dërgesa e parë përmban 500.000 doza.

Djuljash gjithashtu tha se Hungaria do të marrë 200.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V gjatë shkurtit./KosovaPress