Pikat erogjene, nga vetë emri janë pika kyçe në trupin e njeriut të cilat shkaktojnë kënaqsi seksuale.
Kështu kemi një bashkim të fjalës Eros dhe Gjenezë.
Edhe pse shumica e njerëzve mund të mendojë se Vagina dhe Penisi janë të vetmet pika erogjene me keqardhje ju lajmeroj se jeni gabim.
Në udhëtimin e trupit të femrës do të gjenim këto pika:
Kofshët e brendshme
Pjesa e brëndshme e kofshëve janë shumë të ndjeshme ndaj prekjes, ledhatimit dhe lëpirjes. Kjo zonë ka shumë funde nervore, prandaj kur lùani me to femrat eksitohen tej mase. Por kujdes mos të kafshoni, sepse përqëndrimi i lartë i nervave mund të shkaktojë dhimbje, gjë që do të shkaktojë akoma me shumë dhimbje djemve.
Prapa gjunjëve
Edhe këtu hasim të njëjtën gjë si në pikën e mëparshme, kjo zonë gëlon nga fundet nervore dhe do të habiteshit se sa të çmendura pas jush bëhen femrat kur dini si t’i ngacmoni në këtë vend. Megjithatë edhe këtu duhet të keni kujdes, jo për kafshime, por duhet të punoni me karar. Kjo zonë pas një farë kohe mësohet me ngacmimin dhe të gjitha përpjekjet tuaja mund të kthehen në mërzitje.
Mollaqet
Po është e vërtetë. Shumë femra e pëlqejnë kur ju lùani me të prapmete tyre. Disa prej tyre pëlqejnë edhe shpullat e lehta ose kapja fort e mollaqeve, por ka edhe më shumë… Sipas një statistike femrave u pëlqen ndjesia kur partneri di si të përdorë gjuhën, gishtat apo penisin në atë zonë (qoftë edhe të treja). Për ata të cilët nuk e kanë me shumë qejf idenë e gjuhës apo gishtave në zonën anale besoj se kurioziteti për seksin anal nuk mungon.
Qafa
Vetëm duke ndier frymëmarrje në këtë pjesë të trupit ka për t’iu rrënqethur mishi partneres tuaj. Por, përpiquni të jeni fantazues kur të përdorni puthjet, gjuhën apo kafshime shumë të lehta për ta eksituar. Përdorni edhe duart gjithashtu, kështu p.sh. mund ti kapni flokët me dorë e të kafshoni paksa qafën dhe njëkohesisht tërhiqini flokët e kapur duke i dhënë përshtypjen se bëheni bishë për të. Nëse ajo ju kërkon një masazh kjo është edhe zona kyçe prej ku mund të filloni.
Veshët
Shume femra dinë të shijojnë ndjesinë e të lëpirit, thithurit apo puthurit të veshëve prej partnerit. Përveç gjërave të sapo përmendura ju mund të provoni pëshpëritjet erotike, ndërkohe që dora juaj është duke ngacmuar një tjetër zonë erogjene. Fantazia dhe ngatërrimi i tyre është e gjitha në dorën tuaj.
Këmbët
Shumë femra e pëlqejnë kur ju i prekni këmbët ose i masazhoni, biles ka nga ato që pëlqejnë edhe puthjet apo ndjesinë e gjuhës mbi to. Sigurisht, duke patur parasysh që ajo është larë siç duhet. Nëse ju shpenzoni pak kohë duke përkëdhelur sytë e këmbës, thembrën dhe gishtat e mëdhenj jeni duke fituar pikë. Këto tre pika janë më të ndjeshmet dhe ashtu si më parë sa më e ndjeshme një zonë aq më shumë arsye për t’u marrë me të.
Kyçet
Mos u habisni për kyçet. Nëse jeni duke u puthur apo duke bërë para-lojën seksuale, kushtojini rëndësi kyçeve të saj, kapjani duart dhe kafshoni lehtë këtë zonë, lëpijeni sikur të jeni duke shijuar një akullore. Rezultatet kanë për të qënë veçse të kënaqshme.
Gjinjtë
Edhe pse besoj se këtë e dinim të gjithë, thithat janë një nga 10 pikat erogjene. Puthjet, përkëdheljet, lëpirja apo thithja, të gjitha këto ngacmojnë një zonë prej së cilës eksitimi është maksimal. Gjithashtu, shumë femra e vlerësojnë një mashkull që di të veprojë edhe paksa ashpër me gjinjtë e tyre, prandaj flisni gjatë me partnerin për të ditur mirë se çfarë kërkon ajo.
Vagina/Klitori
Klitori mund të stimulohet nga mashkulli duke përdorur gjuhën ose gishtat dhe për dashnorin çudibërës të dyja njëkohësisht. Femra të ndryshme pëlqejnë sasi të ndryshme shtypjeje në këtë zonë! Për ata të cilët e kanë anashkaluar këtë fakt, bëni mirë të filloni t’i futeni punës me mish e me shpirt sepse me kalimin e kohës seksi, pa stimul klitorial, kthehet rutinë për femrën duke qënë se nuk merr kënaqsinë që ajo do të dëshironte.
Në vaginë, pika G mund të jetë e vështirë për t’u ditur ku është, por shumë femrave u pëlqen një mashkull që përpiqet fort për t’ia gjetur. Ka një zonë brenda vaginës që çliron ndjesi seksuale shumë intensive kur stimulohet. Nëse e gjeni djema përdorni ngacmime të buta për t’i falur partneres ndjesi të kënaqshme dhe të pazakontë.
Buzët
Po, është e vërtetë, pikërisht buzët. Nëse dini si të punoni me buzët e saja thjesht duke e puthur, lëpirë, thithur apo kafshuar ka shumë të ngjarë që fill pas kësaj keni për të marrë një shpërblim të majmë se sa një puthje. Përdorini mirë buzët tuaja dhe gjuhën për të ngacmuar me pasion absolut buzët e partneres tuaj.
Ja pra ku janë edhe dhjetë pikat që çmendin femrat. Por mos harroni se çdo femër është një individ me shije personale, komunikimi është thelbësor. Ekperimentoni bashkë për të ditur se çfarë pelqen ajo. E rënësishme është të kujtoni se një femër mund të marrë dhe t’ju falë kënaqsi seksualë jo vetëm me organet e saja gjenitale. /Lajmi.net