Për 44 vjet, Nexhmedin Berisha nga Prizreni punon si grumbullues i mbeturinave.
Nëse për shumëkë ka qenë i pavërejtshëm, ai është bërë personazh për mediat e huaja, transmeton albinfo.ch.
Mediumi i njohur britanik Sky News, në një reportazh kushtuar atij, e quan “hero”.
66-vjeçari, i cili tash e 44 vjet punon si grumbullues i mbeturinave në qytetin Prizrenit.
Për shkak të rrugëve të pjerrëta me kalldrëm, asnjë automjet nuk mund të ngjitet, por pesë ditë në javë Berisha ngjitet e zbret rrugëve të kalldrëmuara të lagjes “Nënkala” me kalin e tij duke u bërë një hero”, shkruan mes tjerash mediumi britanik.