Vrasje në tentativë në Prishtinë

- in Lajme

Një person e ka goditur me veturë një tjetër person pas një mosmarrëveshje në Prishtinë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË /Rr. Nobert Jokli, Prishtinë, 27.04.2022-11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.