Mësuesja Anduena Hajredini është kthyer në kohë dhe ka kujtuar vitin shkollor 1996-97 kur ka dhënë mësim në shkollën “28 Nëntori” në Prishtinë.
Ajo thotë se ka ecur 3 orë këmbë për të mbajtur 2 orë mësim nga 20 minuta.
Rrëfimi i saj:
Ne shkollat shtepi ne dalje te Prishtines. Mesimdhenese e Matematikes, viti shkollor 1996/97, vjeshte-dimer, Sh.M.T. “28 Nentori”, Prishtine.
Ka ndodhe qe kam ecur 3 ore kembe neper bore e acar per te mbajtur 2 ore mesim nga 20 minuta per shkak te ftohtit te madh sepse klasat ishin krejt beton dhe femijet me kushte te keqija dhe kishte qe udhetonin edhe nga fshatrat ne kufi me Serbine.
Por ato dite, ata femije e ato kujtime jane te shenjta per mua. E kam perjetuar cdo moment dhe kam dhene maksimumin tim ne cdo aspekt. Mesim, perkushtim e rezultate. Sa kam deshire te di per secilin nxenes te atyre viteve 1995- 1999 se si jane e ku jane… Uroj me te mirat per ta!