IndeksOnline raportoi për një vetaksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të, ku ka humbur jetën një person.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një person.
Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.
Policia e Kosovës, njëkohësisht “Apelon” te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike”, tha ai./IndeksOnline/
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/3229734070605069/