Një grua 24-vjeçare është sulmuar fizikisht nga një 44-vjeçar të enjten rreth orës 18:18 në ‘Rrugën B’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë), ka goditur me shuplakë 24-vjeçaren, pas një mosmarrëveshje në komunikacion.
Sipas burimeve, 24-vjeçarja ka qenë duke vozitur veturën e saj dhe një person i panjohur për të, pas një mosmarrëveshjeje të momentit në trafik, ka dalë nga vetura dhe pas sharjeve e ofendimeve, e ka goditur me shuplakë në fytyrë.
Sinjali mëson se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por që më pas i njëjti është identifikuar dhe është arrestuar nga Policia.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, me urdhër të së cilit 44-vjeçari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë për 48 orë dhe ndaj tij hapet rasti ‘Sulm’.
/GazetaSinjali/