Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina së fundmi ka festuar ditëlindjen e saj të 36 – të ku të ftuar ishin miq e familjarë të saj. Si dhe personazhe të shumtë publik.
Në mesin e tyre ishte edhe Rron Gjinovci, djali i hallës së Fjolla Morinës.
Gjinovci ka “zbuluar” edhe “të metat” e Fjollës duke thënë se “ngulet shpesh”
Tek veçoritë e mira të këngëtares, Gjinovci përmendi sinqeritetin e saj.
“Fjolla e ka një send shumë të mirë, është shumë e sinqërtë. Vërehet, nuk është që maskon najsend, është shumë e sinqertë edhe në publik. I njëjti person si në shtëpi si në familje”, tha ai për “Mirage”, transmeton Express Rozë.
Ndërsa tek veset e saj të këqija, Gjinovci tha se këngëtarja “ngulet shpesh” dhe hapet shumë me të tjerët.
“Ngulet shpesh”, tha ai duke qeshur.
“Hapja e saj e tepërt i kthehet si bomerang edhe revanzh”, tha ai tutje.
“Shpresoj që ka me kanë e lumtur gjithë”, u shpreh ai duke uruar këngëtaren për ditëlindje. /Express/