Kupa e Kosovës vazhdon me vetëm një ndeshje në kuadër të programit për ditën e enjte.
Skuadra e Dukagjinit pret në shtëpi në stadiumin “18 qershori”, skuadrën e 2 Korrikut, ku fituesi i kësaj ndeshje do të përmbyll raundin e 1/16-ës, kështu duke vendosur të gjithë çerekfinalistët, përcjell KosovaPress.
Deri tani, skuadrat si Drenica, Prishtina, Llapi, Feronikeli, A&N, Istogu dhe Trepça ’89, kanë siguruar kualifikimin tutje. Kurse, sot do të vendoset çerekfinalisti i fundit në ndeshjen mes Dukagjinit e 2 Korrikut.
Programi i plotë i Kupës së Kosovës është i bashkangjitur më poshtë.
13:00 Dukagjini – KF 2 Korriku (Stadiumi 18 qershori)/KosovaPress