Zelensky jep alarmin. Rusia do të përdorë armë bërthamore?!

- in Lajme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se “të gjitha vendet e botës” duhet të përgatiten për mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të mund të përdorë armë taktike bërthamore në luftën e tij kundër Ukrainës.

Zelensky i tha dje Jake Tapper të CNN se Putini mund të përdorë armë bërthamore ose kimike, sepse ai nuk vlerëson jetën e popullit të Ukrainës.

“Jo vetëm unë, e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen sepse mund të mos jetë informacion i vërtetë. Armët kimike, ata mund ta bëjnë atë, për ta jeta e njerëzve, asgjë. Kjo është arsyeja pse. Ne duhet të mos kemi frikë, por të jemi gati. Por kjo nuk është një çështje për Ukrainën, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën, mendoj”, ka thënë Zelensky.

Zelensky ka qëndruar në Ukrainë gjatë gjithë rrjedhës së luftës 50-ditore me Rusinë, pasi forcat e Ukrainës i kanë rezistuar përpjekjeve të Kremlinit për të kapur Kievin dhe kanë detyruar Rusinë të ripërqendrojë përpjekjet e saj të luftës në rajonet lindore dhe jugore të vendit, ku Ukraina po parashikon një përshkallëzim i konsiderueshëm i luftimeve në ditët në vijim./21Media