Rritet çmimi i naftës në Kosovë, kërkohet inspektim më i madh

- in Ekonomi

Një ditë më parë, çmimi për një litër naftë ishte 1.55 euro, ndërsa aktualisht çmimi i naftës për litër është 1.59 e në disa vende 1.58 euro.

Madje, çmimet e furnizimit me naftë po dallojnë nga kompanitë e ndryshme të derivateve në vend.

Gjatë së enjtës çmimi për një litër naftë ishte 1,55 euro, ndërsa nje dite me pas litra e saj shkoj deri 1.59 euro, e në disa vende 1 cent më pak.

Përderisa në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka filluar të bie, në Kosovë nuk po ndodhë e njejta, raporton T7.

E njëri prej qytetarëve në Prishtinë këtë rritje po e arsyeton me situatën ku eshte perfshirë rajoni dhe e gjithë Evropa.

Lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdimisht permendet si nje faktor qe ka ndikuar në rritjen e çmimeve për shumë produkte.

E kjo situatë sipas njohësit të çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliut, ka krijuar spekulacione tregtare duke thënë se duhet më shumë kontrolla në kompanitë e derivateve.

Ndryshe, çmimi i naftës në Gjermani është aktualisht 2.03 euro, në Zvicër dhe Greqi 2.05 euro, kurse në vendet e tjera evropiane kryesisht me i ulët.

Çmimet më të larta janë vërejtur në Holandë, Norvegji dhe Finlandë. Në këto vende është 25-30% më e lartë se mesatarja evropiane.

Ndër vendet e Ballkanit, çmimi i naftës në Gjermani është 2.03 cent, në Zvicër dhe Greqi 2.05 cent.

Çmimet më të larta janë vërejtur në Holandë, Norvegji dhe Finlandë./Nacionale