Marcello Lippi thotë që Interi mund të ketë një avantazh në betejën për Scudetto, pasi ata mund të përqendrohen vetëm në një ndeshje në javë.
Milani është i pari në Serie A, dy pikë më lart se Interi në vendin e dytë, me Juventusin shtatë pikë prapa kryesuesve me një lojë më pak..
Me Interin jashtë kompeticioneve të Kupës dhe të përqendruar vetëm në Ligë, Lippi beson se “Nerazzurët” kanë një avantazh që nuk duhet të nënvlerësohet, por theksoi se garat e mëdha mund t’u japin energji të tjerëve gjithashtu, përcjell KosovaPress.
“Ka shumë kohë për të bërë deri në fund të kampionatit dhe shumë gjëra duhet të merren parasysh,” tha Lippi për “Sky Sport Italia”.
“Duke filluar me angazhimet. Disa janë akoma në Champions, të tjerët në Coppa Italia dhe në çdo rast në garën për kampionat. Të tjerët që kanë Ligën e Evropës dhe një që ka vetëm kampionatin dhe mund të përqendrohen vetëm në një ndeshje në javë.”
“Êshtë një avantazh që nuk duhet nënvlerësuar. Është e vërtetë që konkurset e mëdha ju japin energji, por në planin afatgjatë të kesh më pak angazhime mund të llogaritet si avantazh.”
“Unë mendoj se Milani, Interi dhe Juventusi kanë secili 33 përqind shanse për të fituar Scudetto.”, tha në fund Lippi./KosovaPress