Gratë shtatzëna që marrin një injeksion epidural për të lehtësuar dhimbjen e tyre gjatë lindjes nuk kanë më shumë gjasa se të tjerat të kenë fëmijë me autizëm, tregojnë dy studime të reja.
Hulumtimet e mëparshme, sugjeruan se kjo praktikë mund të rrisë rrezikun e autizmit tek pasardhësit, por dy studimet e fundit kanë larguar këtë shqetësim njëherë e përgjithmonë, thonë ekspertët për burimin WebMD përcjell Gazeta Shneta.
“Prindërit mund të sigurohen se nuk ka asnjë lidhje midis përdorimit të epiduraleve dhe çrregullimit të spektrit të autizmit si dhe bazuar në provat aktuale, rreziku i çrregullimit të spektrit të autizmit nuk duhet të përfshihet në vendimin nëse do të përdoren ose jo epiduralët gjatë lindjes.” tha Dr. Cynthia Wong.
Ajo është kryetare e departamentit të anestezisë në Universitetin e Iowa-s dhe gjithashtu bashkëautore e një editoriali që shoqëron hulumtimin.
Duke prekur rreth një në çdo 54 fëmijë në Shtetet e Bashkuara, çrregullimi i spektrit të autizmit është një term ombrellë për një sërë çrregullimesh zhvillimore që ndikojnë në aftësinë për të komunikuar dhe për t’u lidhur me të tjerët, thotë Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Një studim shqyrtoi rrezikun e autizmit në afro 480,000 fëmijë danezë, duke përfshirë 19% nënat e të cilëve morën një injeksion epidural gjatë lindjes.
Nuk kishte asnjë lidhje midis epiduraleve dhe rrezikut për autizëm tek fëmijët – pas rreth shtatë vitesh ndjekjeje.
“Duke marrë parasysh numrin aktual të provave, është mendimi im si klinicist se injeksioni epidural gjatë lindjes nuk shkakton autizëm tek fëmijët,” tha bashkëautori i studimit Dr. Anders Mikkelsen, studiues në Spitalin Universitar të Kopenhagës-Rigshospitalet.
“Injeksioni epidural i lindjes përgjithësisht konsiderohet i sigurt dhe më efektiv se metodat e tjera për të lehtësuar dhimbjen e lindjes.”
Rreziqet për zhvillimin e autizmit janë gjenetike dhe mjedisore, tha Pamela Feliciano drejtoreshë shkencore e një qendre për autizëm në SHBA.
“Ky studim – i kryer në gati gjysmë milioni foshnja të lindura gjatë më shumë se një dekade – tregon se epiduralet nuk janë të lidhura qartë me një rrezik në rritje të autizmit,” tha Feliciano.
“Rezultatet e këtij studimi do t’i ndihmojnë mjekët që në mënyrë më efektive t’ua komunikojnë këtë mungesë rreziku – prindërve të shqetësuar,” shtoi ajo. /Gazeta Shneta/