Si ta kuptosh që agjërimi të është pranuar?

- in Kuriozitete

Pyetje : ”A ka ndonjë dëshmi që tregon se Haxhi apo Umrah janë pranuar?”

Përgjigje: ”Mund të ndodhë të ketë disa shenja që sugjerojnë se Haxhi i një personi, agjërimi, bamirësia dhe duaja janë pranuar dhe kjo është që të ndiej qetësi në gjoksin e tij, lumturi në zemër dhe ti ndriçojë fytyra.

Vërtet momentet e adhurimeve kanë shenja që shihen në trupin e një personi dhe brenda në shpirtin e personit.

Disa nga Selefët përmendin se shenja e cila tregon se një vepër e mirë është pranuar është se i lehtësohet personit që të bëjë një tjetër vepër të mirë, për shkak se Allahu ia bëri të lehtë bërjen e një tjetër vepre të mirë tregon se Allahu ia pranoi veprën e parë prej tij, dhe i dhurojë atij dhuratën që të bëjë një vepër të re dhe se Allahu është i kënaqur me të për shkak të saj.”