Nuk lejohet të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij, Klopp lëshon mesazhin emocionues

- in Sport

Jurgen Klopp i ka dhënë një nderim emocional nënës së tij Elisabeth pasi ajo vdiq sot në moshën 81 vjeçare.

Menaxheri i Liverpoolit nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij të ndjerë për shkak të kufizimeve të udhëtimit gjatë pandemisë Covid-19.

Klopp nuk kishte qenë në gjendje të vizitonte nënën e tij në Gjermani që nga 80-vjetori i saj dhe do të kthehet në atdheun e tij për një shërbim përkujtimor kur të lejohet të udhëtojë, përcjell KosovaPress.

Trajneri i ”The Reds” duke folur për gazetën Schëarzëaelder tha: “Ajo nënkuptonte gjithçka për mua. Ajo ishte një nënë e vërtetë në kuptimin më të mirë të fjalës.”

“Si një e krishterë e devotshme, e di që ajo është në një vend më të mirë tani.”

Tekniku gjerman më tutje shtoi: “Të mos jesh në funeral është për shkak të kohërave të tmerrshme. Sapo kushtet ta lejojnë, ne do të bëjmë një shërbim përkujtimor të mrekullueshëm.”/KosovaPress