Të gjithë e kemi në kuzhinë: Riktheni shkëlqimin e enëve tuaja pa u munduar shumë

- in Lifestyle

Nuk e dinim se mund të largojë njollat kokëforta

Folia e aluminit largon njollat në enët tuaja shumë më mirë se sfungjerët.

Kur gatuani diçka në tiganë rezistues ndaj zjarrit ose në ata të zakonshëm, më e keqja është kur ushqimi juaj digjet.

Njollat e kokëforta hiqen me vështirësi dhe duhet t’i fërkoni shumë, transmeton Telegrafi.

Ndonjëherë ato janë shumë të vështira për t’u hequr me fërkim, ndaj ju sugjerojmë një mënyrë më të thjeshtë për t’i bërë enët tuaja të shkëlqejnë.

E gjitha që ju nevojitet është folie alumini.

Fillimisht fërkojeni shumë dhe shpëlajeni tiganin dhe më pas hidhni pak ujë dhe detergjent enësh.

Merrni një copë letër alumini dhe bëni një top, më pas fërkojeni enën. Të gjitha njollat do të zhduken pa shumë mundim.

Në këtë mënyrë ju mund ta pastroni tiganët shumë më lehtë sesa me një sfungjer. /Telegrafi/