​Zbulohet jozyrtarisht logoja e re e Interit – foto

- in Sport

Rrjedhjet e logos së re të Interit u konfirmuan falë një kërkese për markën tregtare të paraqitur nga klubi.

Dizajni i ri i logos së “Nerazzurrëve” ishte zbuluar aksidentalisht nga Nike në fund të Janarit dhe “Footyheadlines” tani ka treguar se si do të duket logoja Interit.e cila pritet të zyrtarizohet në muajin mars.

Logoja është rrethore me shkronja të bardha të stilizuara të përshkruara në një sfond blu, përcjell KosovaPress.

Ajo duket se është zhvilluar rreth shkronjave I dhe M, për Inter Milan, por mund të lexohet gjithashtu “I’m” për të forcuar trashëgiminë midis klubit dhe tifozëve të tyre, sipas “La Gazzetta dello Sport”./KosovaPress