Vdes legjenda e Real Madridit

- in Sport

I madhi i Real Madridit, Enrique Perez Diaz, i njohur më mirë si “Pachin”, ka vdekur në moshën 82 vjeçare.

Gjigandët spanjollë konfirmuan lajmin për vdekjen e ish-mbrojtësit të mërkurën.

Pachin bëri 218 paraqitje për Madridin midis viteve 1959 dhe 1968 dhe ishte pjesë e një prej periudhave më të suksesshme të klubit.

Ai fitoi dy Kupa Evropiane, një Kupë Ndërkontinentale, shtatë tituj të LaLigas dhe një Super Kupë Spanjolle përgjatë nëntë viteve të tij në “Santiago Bernabeu.”, përcjell KosovaPress.

Madridi i dha nderim reprezentuesit të Spanjës me tetë ndeshje në faqen e tyre zyrtare.

Në deklaratën e tyre thuhet: “Real Madridi dëshiron të shprehë ngushëllimet, ngrohtësinë dhe simpatinë e tij për gruan e tij Mercedes, bijat e tij Cristina dhe Mercedes, nipërit e mbesat e tij Javier dhe Cristina dhe të gjithë të afërmit dhe të dashurit e tij.”

“Real Madrid, klubi me të cilin ai ishte shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij, shpreh ngushëllimet e tij për të gjithë “Madridismo.”

Pachin gjithashtu përfaqësoi klubet si Gimnastica, Burgos, Osasuna, Real Betis dhe Toluca gjatë ditëve të tij si futbollist, përpara një karriere të gjatë si trajner që e pa atë të menaxhonte 12 ekipe të ndryshme, përfshirë ekipin e të rinjve të Madridit./KosovaPress