E tmerrshme: Dalin pamjet e rënda kur u sulmua portieri i Ballkanit

- in Sport

Skena të tmerrshme kanë ndodhur pak momente më parë në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit, pasi të parët barazuan në minutat e fundit.

Enea Koliçi ishte ai që shënoi për 1-1, ku më pas tifozët e Gjilanit pushtuan fushën.

Menjëherë më pas u ndërpre ndeshja, pasi Stivi Frashëri ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, tifozët ia kanë çarë kokën portierit të Ballkanit dhe e kanë lënë pa ndjenja, i cili më pas u largua me autoambulancë nga fusha.

Ndeshja zyrtarisht është suspenduar.