Vuçiq fiton si diktator, merr 70 përqind të votave

- in Rajoni dhe Bota

Zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe ato të pjesshme lokale në 13 komuna serbe kanë përfunduar në orën 20:00. Në fakt, përfunduan në parim, sepse nuk mund të konsiderohen të tilla, pa u certifikuar në tërësi nga organet zgjedhore.

Padyshim se vëmendja jonë ka qenë tek ato presidenciale, aty ku do të garonte presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq, përcjell Gazeta Nacionale.

Figura kyçe e anës tjetër në tavolinën e dialogut, raportohet t’i ketë fituar mbi 70% të votave, të paktën nga lajmet e deritanishme.

Pas tij, duke mos arritur as numër dyshifror të përqindjes pozicionohen Zdravko Ponos me 8.21%, Milica Djurdjevic me 4.83%, Bosko Obradovic 4.09, Dr. Milos Jovanovic 3.33, Biljana Stojkovic 1.83, Branka Stamenkovic 1. 3 dhe Miša Vacić 1.16 sosh.

Numërimi veçse ka filluar, teksa gjatë mesnatës priten edhe rezultatet preliminare.

Ish-kryeministri, pritet që edhe për një tjetër mandat të jetë në krye të vendit, në postin që e mbajti edhe në mandatin pararendës.

Sipas shumë opinionistëve rajonalë e evropianë, puna e vërtetë për të pritet të fillojë që nga nesër e tutje, kur edhe do t’i duhet të vendosë për kahjen që do të mbajë sa u përket raporteve me Rusinë dhe në anën tjetër me BE-në.

Gjithashtu, thuhet që mes tij dhe shteteve kryesore evropiane ka një marrëveshje që pas konfirmimit të rezultateve, t’i vendosë sanksione vendit të cilin e konsideron më shumë se mik, e që momentalisht është në agresion e sipër ndaj Ukrainës.

/Nacionale/