Kosova temë diskutimi në fushatën zgjedhore në Serbi

- in Rajoni dhe Bota

Qëndrimi i politikanëve serbë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar, madje Kosova vazhdon të jetë temë diskutimi në fushatën zgjedhore në Serbi nga shumë kandidatë për deputetë në Kuvendin e Serbisë, bile edhe nga kandidatët për president të Serbisë.

 

Analaistët serbë thonë se kjo po ndodhë vetëm për vota.

Të gjithë kandidatët për president, si dhe kandidatët pë deputetë në Parlamnentin e Serbisë deklarohen se nuk do të veprojnë asgjë që nuk lejon Kushtetuta.

Gjithashtu, asnjëri nga këta kandidatë nuk kanë deklaruar se marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë do të rregullohen përmes një marrëveshjeje normalizimi. Zërat e pranimit të realitetit janë të pakët.

Aleksandar Olenik, nga  “Së bashku për Vojvodinën”, deklaroi se Kosova është de facto e pavarur, këtë e kemi thënë në vazhdimësi, që ka qenë e është qendrim i vetëm.

“Kosova është patate e nxehtë për fushatën e elektorale, prandaj po përsëriten gjërat që nuk kanë bazë në realitet”, deklaroi  sociologu Zoran Gavrilloviq.

Sikundër bëhet e ditur, tre nga tetë kandidatë për president, janë për anëtarësimin e Serbisë në BE, ndërsa të gjithë janë për bashkëpunim me Rusinë e Kinën, por asnjë për bashkëpunim të pakushtëzuar me NATO-n.