Administrata e presidentit të SHBA Joe Biden prej disa muajsh po shqyrton vendosjen në treg deri në 180 milionë fuçi naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës (SRP), si rezultat i përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për t’i ulur çmimet e karburantit.
Kjo do të ishte hera e tretë që Shtetet e Bashkuara përdorin rezervat e tyre strategjike në gjashtë muajt e fundit, por edhe çlirimin më të madh të naftës në historinë gati 50-vjeçare të SPR, shkruan Reuters, duke cituar tri burime amerikane./Express