6 lajmet e fundit kryesore nga Ukraina: Të përmbledhura nga CNN

- in Rajoni dhe Bota

Këto janë 6 lajmet kryesore të ditës nga Ukraina, që i përmbledhë jo shumë gjatë CNN dhe ashtu i përkthen Periskopi:

1.Korridoret e evakuimit: Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për tri korridore të evakuimit për sot, tha Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk të mërkurën. Vereshchuk njoftoi për një korridor të evakuimit të banorëve të Mariupolit dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në Berdyansk, një rrugë për ndihmat humanitare dhe evakuimin e Mariupolit dhe një për kolonën e njerëzve në automjetet personale nga Enerhodar në Zaporizhzhia.

2.Sirenat rreth Ukrainës: Një mëngjes pasi që zyrtarët rusë njoftuan se do të ketë ‘reduktim ushtarak’ rreth Kievit dhe në qytetin verior të Chernihiv, një zyrtar i Ukrainës tha të mërkurën se ‘nuk ka pasur zona pa alarme’ gjatë natës në Ukrainë.

3.Udhëzimet amerikane për udhëtime: Departamenti amerikan i Shtetit ka rilëshuar këshillat e saj për udhëtimet për në Ukrainë dhe Rusi të martën për të paralajmëruar se “Zyrtarët e sigurisë nga qeveria ruse mund t’i kapin qytetarët amerikanë” në të dy vendet. Udhëzimet për të dy vendet paralajmërojnë qytetarët për të mos udhëtuar në drejtim të Ukrainas apo Rusisë dhe bëjnë thirrje që ata të largohen menjëherë.

4.Njësitë ruse kthehen në Bjellorusi: Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 35-të, trupat e Kremlinit po kthehen në Bjellorusi dhe Rusi si shenjë që po bënë ‘presion edhe më tutje’ ndaj logjistikës së tyre të dobësuar, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

5.Ministrat e Jashtëm të Kinës dhe Rusisë: Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov dhe homologu i tij kinez, Wang Yi u takuan të mërkurën në Tunxi të Kinës, sipas një fotografie të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

6.Vizita e shefit të Agjensisë Atomikë të Kombeve të Bashkuara: Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ndodhet në Ukrainë për bisedime urgjente me qeverinë e Ukrainës për të diskutua rreth sigurisë së termocentraleve bërthmore të vendit.”Sapo hyra në Ukrainë për të filluar misionin e Agjensisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) për të garantuar sigurinë e qendrave bërthamore të vendit. Ne patjetër duhet të veprojmë tani për të ndihmuar në parandalimin e rrezikut të një aksidenti bërthamor”, u shpreh ai. (CNN/Periskopi)