Gramoz Vokrri vendos të ngrejë padi ndaj FFK-së, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për president të shtëpisë së futbollit

- in Sport

Gramoz Vokrri do të ngrejë sot padi në gjykatë kundër vendimeve të Federatës së Futbollit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve për president më 6 prill dhe për rrëzimin e kandidaturës së tij për president, duke kërkuar që zgjedhjet të pezullohen.

Javën e kaluar një komision i FFK-së për verifikimin e kandidaturave dhe nënshkrimeve të kandidatëve për president, ia hodhi poshtë Vokrrit kandidaturën, duke u thirrur në, siç thotë, disa shkelje.

Avokati i Vokrrit, Arbër Krasniqi, ka thënë për Gazetën Nacionale se e ka përgatitur një padi ndaj FFK-së në emër të 35-vjeçarin, të cilën do ta dorëzojë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Ne do ta dorëzojmë sot në gjykatë një padi, me të cilin e kundërshtojmë fillimisht vendimin e tyre që thotë se Vokrri nuk i ka plotësuar kushtet, sepse ne mendojmë se ai i ka plotësuar të gjithë kushtet [për të kandiduar]. Do ta godasin kundërligjshmërinë e veprimeve të ndërmarra nga vetë komisioni i ashtuquajtur komision, për shkak të ata konsiderojnë se kanë marrë një vendim me datën 22 në lidhje me votat dhe ai vendim nuk është i publikuar e as i njohur për publikun e as vetë kandidatin që ka kandiduar”, tha Krasniqi për Nacionalen.

Komisioni i FFK-së pretendoi se ka gjetur se nënshkrimet që Vokrri i kishte siguruar nga FC Prishtina, FC Ulpiana dhe FC Kika janë të kontestueshme, duke mos i pranuar ato. Kjo ia bëri ta pamundur kandidimin atij dhe e ia hapi plotësisht rrugën presidentit të tanishëm Agim Ademi për ta kërkuar një mandat të dytë katërvjeçar i pa sfiduar.

Por Krasniqi thotë këmbëngul se gjykata nuk duhet ta lejojë mbajtjen e zgjedhjeve më 6 prill, të cilat i quan të jashtëligjshme.

“Ne do të kërkojmë nga gjykata vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e veprimeve të punës deri në një vendim të thirrur nga gjykata, për shkak se procesi nga fillimi deri më 6, kur pretendohet të mbahen zgjedhjet, nuk është i ligjshëm dhe kundërligjshmëria e tyre vërtetohet nga afatet ligjore të cilat janë të shenjta”, theksoi ai.

Më 2 mars, FFK-ja i shpalli zgjedhjet e reja për 6 prill, duke iu dhënë kandidatëve të mundshëm jo më shumë se një muaj kohë për t’i përgatitet programet e tyre. Ndaj FFK-së pati kritika dhe akuza se me këtë ajo e ka shkelur Nenin 39 të Statutit të federatës, i cili thekson se kuvendi zgjedhor për emërimin e presidentit të FFK-së duhet të thirret dy muaj më herët.

Ministria e Sportit po ashtu e akuzoi FFK-në se e ka shkelur ligjin për sport dhe statutin e vet dhe Krasniqi thotë se sikur Vokrri ta dinte me kohë qëndrimin e ministrisë, ai nuk do të kishte kandiduar fare për president të shtëpisë së futbollit.

“Ministria e Sportit e ka dhënë opinion ligjor se është shkelur ligjin për sport dhe statuti dhe Federata e Futbollit ka qenë në dijeni për këtë dhe për shkeljet që janë të evidentuara me prova konkrete. Sikur Vokrri do ta dinte qëndrimin e Ministrisë së Sportit nuk do të kandidonte fare., për shkak se i gjithë procesi është i parregullt”, nënvizoi ai.

Siç qëndrojnë gjërat, Ademi do të rizgjidhet president edhe për katër vite të tjera dhe do ta ulët përsëri në bankën e të akuzuarit edhe në mandatin e tij të dytë si shef i futbollit në vend.

Sepse 60-vjeçari është në pritje të një seance gjyqësore në rigjykim për veprën penale detyrim në tentativë, e cila nuk ka të bëjë me futbollin, për të cilën ishte dënuar me 9 muaj burgim efektit nga Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit në vitin 2019, para se Gjykata Supreme ta shfuqizonte verditkin ndaj tij, duke urdhëruar që gjykimi për këtë rast të nisë nga fillimi, pra nga shkalla e parë.

Javë më parë Ademi u mbajt një natë në stacionin policor në Prishtinë si i dyshuar për sulm fizik ndaj Artan Govirit, zhytarit për marrëdhënie me jashtë në FFK./Nacionale