Zelensky thotë se çfarëdo bisedimesh me Rusinë, duhet t’i paraprijë armëpushimi

- in Rajoni dhe Bota

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se çfarëdo bisedimesh me Rusinë duhet të fillojnë me armëpushim, pasi ka akuzuar perëndimin për mospërfshirje të mjaftueshme në bisedimet për paqe.

Zelensky theksoi se ekipet negociatore të Ukrainës dhe Rusisë, kanë filluar të diskutojnë për tema konktrete, transmeton Telegrafi.

Madje ai ka kritikuar ashpër NATO-n, për mungesë trimërie për çështjen e Ukrainës. /Telegrafi/