Ejupi: Katër skuadrat që po luftojnë për titull dhe Evropë janë të shantazhuara nga Agim Ademi

- in Sport

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se katër skuadrat e para në tabelën e Superligës janë të shantazhuara nga presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi.

Ejupi gjithashtu tha se Ademi është duke u ngutur për zgjedhje, sepse ka mundësi për të manipuluar.

“Ademi është ngutur për të manipuluar. Katër klubet e Superligës që garojnë për titull dhe dalje në Evropë nuk guxojnë me çelë gojën se janë të shantazhuara.

“Janë shantazhuara sepse duhet me thirr Ademin me i thanë mos ma delego këtë gjyqtar, por këtë tjetrin aman”, tha Ejupi në emisionin “Pressing” në T7.

“Nuk e di pse duhet të frikësohet Ademi nga një kundërkandidati nëse i ka të gjitha ato nënshkrime. Por, jam i bindur se as dy persona brenda në Federatë nuk do ta votonin, nëse do të ishin zgjedhjet e lira”, shtoi i pari i klubit kryeqytetas.

Kujtojmë se Remzi Ejupi pritet të jetë njëri nga kandidatët për pozitën e Kryetarit të FFK-së.

KE i FFK-së ka caktuar 6 prillin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për këtë pozitë. /Gazeta Express/