Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka thënë se po shqyrton mundësinë e dhënies të një kredie deri në 28 milionë dollarë [25.6 milionë euro] për konglomeratin industrial turk Yildirim Group për të financuar blerjen e AlbChrome Holding në Shqipëri, pronar i prodhuesit të kromit AlbChrome.
Rreth 8.4 milionë dollarë nga shuma totale e kredisë do të jepet për të mbyllur borxhet e papaguara të AlbChrome, u shpreh BERZH në një njoftim.
Ndërkohë, pjesa e mbetur prej 19.6 milionë dollarësh do të përdoret për të financuar pjesërisht blerjen e prodhuesit më të madh të kromit në Shqipëri.
Data e pritshme e miratimit të kredisë nga BERZH është 6 prilli.
Kompania e kromit AlbChrome kontrollohet nga grupi shqiptar i investimeve Balfin.
Balfin është shprehur së fundmi se ka përfunduar shitjen e AlbChrome Holding tek Yildirim Group në janar.
AlbChrome zotëron një minierë në Bulqizë, shkritoret e ferro-kromit në Burrel dhe Elbasan dhe minierat e Vllahenit. Kompania është një nga eksportuesit kryesorë të Shqipërisë. /Telegrafi/