Qytetarët rusë kanë protestuar në mënyrë paqësore në Shën Petersburg të Rusisë kundër luftës në Ukrainë, por të njëjtit janë rrahur brutalisht nga policia e Vladimir Putinit.
Gazetari i The Wall Street Journal në Moskë, Matthew Luxmoore ka postuar fotografi dhe video-incizime nga protesta e sotme në Shën Petersburg dhe arrestimet e qytetarëve nga policia, raporton Gazeta Express.
Nga pamjet shihet një protestues i rrethuar nga një grup i policëve të cilët e rrahin atë vazhdimisht duke e goditur me shkopinj gome./Express.
Video