Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 21 pacientë me Covid-19, prej tyre një është në gjendje të rëndë kritike, ka thënë drejtori i Klinikës, Arben Vishaj.
Vishaj për Ekonomia Online thotë se vaksinimi masiv duhet të vazhdojë në mënyrë që ta kemi situatën nën kontroll.
“Në 24 orët e fundit nuk kemi pasur ndonjë pacient që ka përfunduar me vdekje. Për momentin i kemi 21 paciente në klinikë dhe 1 pacient në gjendje të rëndë dhe kritike. Ne kemi një numër të vogël të pacientëve. Faktikisht i kemi vetëm 21 pacientë të shtirë kur dihet se klinika infektive ka kapacitete për 125 pacientë. Vaksinimi duhet të vazhdojë dhe ne mendojmë se përmes vaksinimit rriten mundësitë që përhapjen me Covid ka kemi nën kontroll”, tha Vishaj.