Ndërsa trupat ruse hyjnë në qytetin ukrainas të Kharkiv, imazhet e përleshjeve kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Një video, e verifikuar nga BBC, tregon një grup ushtarësh ukrainas që fshihen pas një muri, ndërsa njëri lëshon raketa në drejtim të rusëve.
Që nga viti 2019, ushtarëve rusë u është ndaluar përdorimi i telefonave inteligjentë gjatë detyrës, pasi përdorimi i tyre në rrjetet sociale ngriti çështje të sigurisë kombëtare.
Por ndërsa luftimet vazhdojnë, imazhet u shpërndanë nga forcat ukrainase ku na japin një pamje të asaj që po ndodh në terren./Periskopi
VIDEO