Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se pas reshjeve të borës ditën e djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi.
Po ashtu nga kjo ministri informojnë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë terë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës se Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
“Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar”, përfundoi MMPHI.