SHQIPËRI, AKSIDENT TRAFIKU, VDES SHOFERI

- in Shqipëri

Një shtetas ka humbur jetën këtë të hënë në mëngjes pasi duke drejtuar mjetin në fshatin Shkallë të Matit ka humbur kontrollin.

 

Makina ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Nuk dihet nëse ka qenë lagështia në rrugë, mungesa e sinjalistikës apo shpejtësia e lartë që kanë bërë që shtetasi me iniciale P.M. të humbasë kontrollin.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./RTK