Një rrahje masive sot ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Në këtë rrahje janë përfshirë burra dhe gra.
Së pari janë rrahur disa burra mes vete, dhe më pas situata ka eskaluar ku janë përleshur dhe gratë.
Por në videon e publikuar nga mediat shihet momenti kur rrahen vetëm gratë, ku dy prej tyre sulmojnë një tjetër me grushte e shqelma.
Policia e Pejës ka konfirmuar rastin, ku thotë se nga të gjithë përfshirët në rrahje një person është ndaluar në mbajtje për 48 orë.