Policia e Shtetit para pak minutash ka ndërhyrë në protestën e organizuara nga Sali Berisha para Partisë Demokratike.
Policët kanë hedhur gazlotsjellës, duke larguar protestuesit, transmeton Telegrafi.
Protesta është shoqëruar me tensione të shumta, ndërkohë një person është lënduar.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se një grup deputetësh i Parisë Demokratike kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit.
“Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, selia e PD-së tashmë është nën mbikëqyrjen e Policisë. /Telegrafi/