Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e Kadri Veselit, për t`i shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.
Haradinaj u shpreh se humbja e nënës Ajshe vjen në kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet në mesin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Ndarja nga jeta e të dashurve mund të ndodh në çdo kohë, por për familjen Veseli humbja e nënës Ajshe vjen në kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet pranë tyre.
Duke ndjerë dhimbjen e tyre, sot me bashkëpunëtorë, shkuam ta ndajmë me ta, të jemi afër dhe tu japim përkrahjen, sipas traditës shqiptare.
Uroj që tutje të bashkohemi vetëm për gëzime. Nëna Ajshe u prehtë në paqe!