Përveç komunave veriore, edhe në enklava, serbët e Kosovës kanë festuar krishtlindjet me prani të elementeve nacionaliste serbe.
Në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë dhe Hoçë të Madhe të Rahovecit serbët lokalë festuan krishtlindjet ortodokse duke kenduar te dehur e duke ndezur zjarre.
Në videot e publikuara në rrjete sociale shihen pamjet skandaloze ku ata të organizuar dhe në turma po festojnë me parulla ‘’Nuk ka dorëzim’ (për Kosovën)’, ‘’Kosova është zemra e Serbisë’’.
Me rastin e kësaj feste ortodokse, Petar Petkoviqit, drejtorit të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”, kësaj radhe Qeveria e Kosovës ia kishte lejuar hyrjen në vend. Por, pikërisht në Prilluzhë, ku ai ishte ne njërën nga vizitat, u shfaqën ambiciet nacionaliste serbe.
Përndryshe, çdo 7 janar, e gjithë bota ortodokse feston krishtilindjet ortodokse.